Një shqiptar është arrestuar në Malë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dyfishtë makabre të dy personave në ishullin grek Aegina.
36-vjeçari Ledjon Brakaj që jetonte në Marsaskala është arrestuar ditën e sotme dhe pritet të ekstradohet drejt Greqisë.
Ai dyshohet se ka vrarë shitësen Irini Marmarino dhe nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj në vitin 2015. Sipas gazetave greke shqiptari i dhunoi dhe i dogji të gjallë, pasi u kishte grabitur një shumë prej rreth 780 mijë euro.
Sipas autoriteteve greke, ishin gjurmët e gishtave të lëna në vendin e ngjarjes, që çuan në zbulimin e autorit të krimit makabër.
Avokati i shqiptarit pretendoi në gjyq se prokuroria nuk kishte paraqitur prova si gjurmët e gishtave, dhe se emri i tij në dokument nuk përputhej me atë të klientit. Por gjykatësi vendosi ta lërë në arrest me burg deri sa të shqyrtohen dokumentat e ekstradimit.