Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy vëllezërit kamarierë pas vrasjes së 41-vjeçarit nga Tepelena, pas një sherri që dyshohet se nisi për vendin e parkingut.
Gjykata ka vendosur sot të lërë në burg pa afat vëllezërit nga Laçi, Xhoi dhe Xhanelo Tarja, 18 dhe 24-vjeç, duke i akuzuar ata për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Ngjarja ndodhi pranë hotelit “Monte Cristo” në Lagjen Nr.1 të qytetit, ku vëllezërit punonin kamarierë. Klodian Bakiaj kishte parkuar makinën përpara derës së hotelit, çka dyshohet se u bë shkasë për nisjen e konfliktit.
Ndërsa për administratorin e hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.