Parlamenti i Malit Zi tregoi dje që dinjiteti i vendit të tyre është i pari!
Ndërkohë Shqipëria është shkërmoqur në çdo aspekt dhe parlamenti Shqiptar do mbetet në histori si simbol i tradhtisë kombëtare, që nuk njeh as genocid, as dinjitet e krenari, me një paaftësi olimpike për të radikalizuar kauzat që kërcënojnë Shqipërinë!
Do mbeten në histori si parlamenti më i devotshëm për t’i shërbyer çdo lloj oligarkie dhe pushteti përveç elektoratit dhe vendit!
Dy parlamentet (për të shpjeguar “vs”), nuk janë përballë, por ju referuam për të dëshmuar ndryshimin në koncept e veprim, si vende fqinje.


