Stuhi të fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke lënë të vdekur të paktën 12 persona, përfshirë tre fëmijë.
Vdekjet më të shumta u raportuan në Itali, Austri dhe në ishullin francez të Korsikës. Shiu i dendur dhe erërat shkatërruan kampingjet në ishull, ndërsa në Venecia, Itali, muratura përfundoi në kambanoren e Bazilikës së Shën Markut.
Stuhitë pasojnë pas disa jave të të nxehtit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit.
Në Korsikë, erërat e forta shkulën pemët dhe dëmtuan shtëpitë e lëvizshme.Autoritetet atje thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë që u rrëzua në një kamping.
Ndërsa një burrë 46-vjeçar vdiq në një incident të ngjashëm dhe një grua rreth të 70-tave u vra teksa makina e saj u godit nga çatia e shkëputur e një shtëpize në plazh. Dy persona të tjerë, një peshkatar, 62 vjeç dhe një 60 vjeçare u mbytën në det.