Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave.
Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit
Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër!
Kjo duhet të kthehej në një prioritet kombëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!
Por e gjitha rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë për të ashtuquajturën pashaporta të florinjta!
Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht dhe në problem.
Për sigurinë, por dhe për pastrimin e parave.
Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ku pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj.
Kjo së pari tregoi dështimin e politikave ekonomike, manaxhimit buxhetor, por dhe varfërinë e strategjive për tërheqjen e investimeve të huaja si dhe kapitalit vendas.
Në kohë krize, rritje çmimesh e inflacioni, rënie konsumi e rritje të varfërisë, politikat duhet të jenë në shërbim të shumicës.
Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare për zhvillim e integrim, për politika për të doversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqesinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve të vendosura në mënyrë kriminale e korruptive që cënojnë stabilitetin, por dhe të ardhmen.
Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë.
Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE.
Vlerat dhe standartet e BE nuk mund të jenë për shitje!