Të shtëna me armë mes shqiptarëve janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Itali. Një person raportohet se ka humbur jetën.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pizës.
Një shqiptar 36 vjeçar është viktima e këtij konflikti me armë mes shqiptarësh në qytezën Sasso Pisano në komunën e Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pisa, Itali.
Është zbuluar se 36 vjeçari, para 8 vitesh ka bërë një vrasje në Shqipëri dhe mbas disa viteve burg Është zhvendosur në Itali.
Hakmarrja mbetet një nga pistat kryesore ku po heton policia italiane.