Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 498 qytetarë nga 1412 testime të kryera për të dyshuar.
Fatkeqësisht një 72-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën si pasojë e virusit.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

