Tregtonin barna të kontrabanduara në farmaci dhe kanë rënë në pranga administratori dhe farmacistja në Tiranë.
Njoftimi:
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicaments”, u arrestuan në flagrancë: Ermir Haxhia, 44 vjeç, administrator farmacisë dhe Geriana Bendaj, 27 vjeçe, me profesion farmaciste. Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, njofton policia.