Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga Dritan Abazoviç do të përballet sot me votën e mosbesimit.
Iniciativa për thirrjen e mocionit është bërë nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Millo Gjukanoviç, mbështetur nga pesë parti të vogla.
Janë 36 nënshkrime të mbledhura deri tani nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, por duhen edhe pesë të tjera.
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton Abaqzoviç është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
Një marrëveshje kjo që shkaktoi furtunë në politikën dhe opinionin e fqinjit tonë verior, deri në kërcënimin me jetë të kryeministrit Abazoviç.