Nga verifikimet paraprake dyshohet se kanë mbetur të vrarë shtetasit G (Sh). L., 37 vjeç dhe H. K., 34 vjeç, konfirmoi policia zyrtarisht.
Bëhet me dije se njëri nga viktimat e identifikuar është Shpati Lena.
Dyshohet se Lena ka qenë i përfshirë në një ngjarje për të cilën ka kryer disa vite burg. Burimet thanë se Shpati Lena ka qenë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në gusht 2019.