Dita e nesërme do të jetë nga më të nxehtat e kësaj vere në vendin tonë.
Parashikohet që temperatura maksimale të arrijnë në 41 gradë celcius.
Dy ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga i nxehti afrikan, i cili do të vijojë edhe ditën e nesërme.
Ndërkohë që duke nisur nga dita e shtunë e në vijim temperaturat do të ulen ndjeshëm sa i përket vlerave maksimale, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.

