NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    1 day ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    1 day ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
    2 days ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin në 10.1% nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari.
Aktualitet
Bislim Ahmetaj/ Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!?
Të tjera
Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
Kryesore Politikë
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
Kryesore Politikë
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin në 10.1% nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve

Neutrale
Last updated: 2022/08/18 at 4:17 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në shifrën mbi 10% për herë të parë në 40 vjet, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, ndërkohë që familjet po përballen me presionin në rritje nga kriza e kostos së jetesës.

Zyra për Statistikat Kombëtare tha se indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 10.1% në korrik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, krahasuar me një shifër prej 9.4% në qershor, dhe arritur kështu një vlerë dyshifrore më herët nga sa pritej. Për herë të fundit, kjo shifër ishte më e lartë në shkurt të vitit 1982.

Është vetëm hera e katërt në 70 vjet që inflacioni kapërcen pragun e 10%. Periudhat e tjera kanë qenë vitet 1951-1952, 1973-1977 dhe 1979-1982.

Shifra e inflacionit tejkaloi parashikimin e ekonomistëve prej 9.8%, pasi kostoja e ushqimeve dhe e pijeve u rrit me ritmet më të larta që nga viti 2008, në kushtet e një inflacioni që po prek të gjithë ekonominë.

Rritjet më të mëdha të ҫmimeve ishin për bukën, drithërat, bulmetin, mishin dhe perimet, pasi kostot e larta të ushqimeve sollën një rritje rekord në çmimet e restoranteve dhe të hoteleve. Rritja e çmimeve për artikuj të tjerë kryesorë, të tillë si ushqimi për kafshët shtëpiake, letrat higjenike, furçat e dhëmbëve dhe deodorantët, sollën gjithashtu rritje të inflacionit.

Çmimet për paketat turistike të pushimeve dhe për biletat e avionëve pësuan gjithashtu rritje të ndjeshme, për shkak të shtimit të kërkesës nga sezoni i verës, gjë e cila u reflektua në aeroportet e mbushura plot në të gjithë vendin.

Familjet do të duhet të përballen me një presion akoma më të madh këtë vjeshtë, për shkak të një rritjeje të re në faturat e energjisë, për të cilën Banka e Anglisë parashikon se do të çojë inflacionin mbi 13% dhe do të shkaktojë një recesion të gjatë, ndërkohë që familjet do të reduktojnë shpenzimet e tyre.

Rritja e çmimeve të energjisë në Europë, gjë e cila u nxit nga pushtimi rus i Ukrainës, ka sjellë shifra rekord të inflacionit në të gjithë kontinentin. Megjithëse çmimet e benzinës dhe të naftës në Britani patën një lehtësim në korrik krahasuar me nivelet rekord të një muaji më parë, Zyra për Statistikat Kombëtare tha se kostot mbeten dukshëm më të larta sesa një vit më parë, duke rritur kështu inflacionin.

Ekonomistët paralajmëruan se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe rritja e faturave të energjisë do të godasin më shumë familjet më të varfra. “Do të duhen shumë muaj dhe do të nevojitet një sakrifikim i standardeve të jetesës, përpara se inflacioni të fillojë të lehtësohet,” tha James Smith, studiues në institutin Resolution Foundation. “Pra, prioriteti numër një për kryeministrin e ardhshëm do të jetë ofrimi i mbështetjes së konsiderueshme për të ndihmuar miliona familje përgjatë dimrit të vështirë që do të vijë.”

Organizatat e bamirësisë kanë bërë thirrje për një dyfishim të mbështetjes për familjet më të varfra, në mënyrë që të shamget rritja e varfërisë këtë dimër. “Askush nuk mund të mos pajtohet me faktin se kjo është një emergjencë kombëtare,” tha Rebecca McDonald, kryeekonomiste në Fondacionin Joseph Rowntree.

“Shifrat e publikuara tani tregojnë se muajt e ardhshëm do të jenë shumë më të vështirë. Njerëzit po kërkojnë për një shenjë që do të ketë ndihma nga qeveria. Megjithatë, kjo e fundit nuk duket se i ka kuptuar plotësisht përmasat dhe urgjencën e kësaj situate.”

Faturat vjetore të energjisë në Britaninë e Madhe parashikohen të rriten duke shkuar në më shumë se 3,500 £ duke filluar nga muaji tetor, me një rritje të mëtejshme në më shumë se 4,200 £ që pritet në janar, krahasuar me nivelin aktual prej më pak se 2,000 £.

Kufiri i ҫmimeve të faturave ishte 1400 £ deri në tetor të vitit të kaluar. Ofgem, agjencia rregullatore e energjisë për Britaninë e Madhe, pritet të shpallë planet për kufirin e ri të çmimeve për këtë vjeshtë në javën e ardhshme./ The Guardian

Neutrale August 18, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari.
3 hours ago
Bislim Ahmetaj/ Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!?
3 hours ago
Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
1 day ago
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
1 day ago
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
1 day ago

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari.

Bislim Ahmetaj/ Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!?

Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?

Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?