Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në “Facebook”, ku dënon vrasjet dhe ngushëllon familjet e të vrarëve…
Për më shumë, statusi i plotë i tij:
Bandat e shtetit bëjnë ligjin.
Në Panaja u ekzekutuan në mënyrë mafioze dy persona. Vrasësit si zakonisht u larguan në drejtim të paditur. Dënoj ashpër aktin e shëmtuar të vrasjes tyre. Ngushëllime familjeve të viktimave.
Miq, tre qytete u përgjakën me katër të vrarë në 12 orë. Pas Sarandës dhe Elbasanit, në mëngjes u përgjak Vlora në Panaja. Rendi dhe siguria janë në duart e bandave pasi ato kontrollojnë në çdo qelizë shtetin dhe bëjnë ligjin.
Policia rreshton suksese. sb