Belinda Balluku, zv.kryeministre dhe ministre e infrastrukturës, në një mesazh nga “Facebook”, këshillon qytetarët për kursimin e energjisë elektrike.
Shqetësimi i saj është i drejtë, referuar situatës së krizës që ka përfshirë botën, mbas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe kushteve, ku ndodhet sot ekonomia botërore.
Mirëpo porosia e saj duket naive me porosinë për të fikur dritat, kur në banesë nuk ka njeri…
Ja postimi lakonik i saj:
mesazh qytetarëve: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur ndodheni në shtëpi
Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize 🌍botërore, është detyrë për çdo qytetar
#kurseenergji