Kështu shprehet kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ka inspektuar punimet në shkollën “Kiço Blushi” në kryeqytet.
Kjo shkollë, shkruan Veliaj, i bashkohet listës së 12 shkollave të reja, që hapin dyert në shtator.
Ja postimi i plotë i tij:
Edhe shkolla “Kiço Blushi” 🏫, i bashkohet listës së 12 shkollave të reja që do të hapen në shtator.
Infrastrukturë komode dhe tepër moderne për mësim, për nxënësit e Njësisë nr. 8 dhe lagjes së re të “5 Majit”.
Me ndërtimin e shkollave të reja, prindërit nuk do të kenë më arsye për t’u shqetësuar për arsimimin e fëmijëve të tyre 📚.



