Kryeministri Edi Rama, e konsideron festën e birrës në Korçë, si festën më të madhe dhe më popullore të stinës së verës në Shqipëri.
Rama, shkruan në “Facebook”, se kjo festë është një impakt i fortë për turizmin dhe ekonominë lokale.
Janë 5 ditë me radhë, vazhdon ai, ku emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj të huaj do të jenë pjesë e spektaklit.
Ja postimi i plotë i tij:
🍻🍺🧆Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e stinës së verës në Shqipëri nis sot në Korçë, për të vijuar deri më 21 gusht. I konfirmuar si një nga eventet më të mëdha në Shqipëri, me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, festa edhe këtë vit pritet të thyejë rekordet e vizitorëve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë që zgjedhin Korçën si destinacion🎼🎷
Emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj të huaj do të jenë pjesë e spektakleve muzikore që do të mbahen për 5 ditë me radhë😍