Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se çmimet do të bien kur populli të ngrihet.
“Ne do të bëjmë çdo gjë. Është e qartë që çmimet do bien kur populli të nrgihet. Dhe populli do ngrihet. Askush nuk ka pse të shqetësohet për denoncimet të cilt janë bërë me prova dhe janë në interesi të çdo qytetari.”
Meta tha se aksioni opozitar do të vijojë të jetë me denoncime me fakte të asaj që e quan afera korruptive të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
“Do të vijojmë të bëjmë denoncime. Jemi të qartë për objektivin. Edi Rama është objektivi ynë. Ai është kryeoligarku, të tjerët janë ogiçë, nënkontraktorë. Kush përpiqet të shfokusohet bie në lojën e Edi Ramës”

