Kështu shkruan deputeti demokrat Flamur Noka, duke shprehur shqetësimin e madh për shpopullimin e vendit.
Reagimi i tij ka qenë në një postim në rrjetet sociale.
Ai i referohet gazetës britanike “Daily Mail” e cila i bënte jehonë kalimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Noka e mbyll shkrimin e tij me shprehjen, se “Rama duhet të iki natën me gomone nga Shqipëria”.
Ja postimi i plotë:
Shpopullimi i Shqipërisë rrezik mbarëkombëtar
Media britanike “Daily Mail” i bën jehonë botërore çështjes së kalimit të paligjshëm të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet kanalit të “La Manche”.
4000 shqiptarë kalojnë kanalin në rrugë klandestine.
Përshkallëzim i paprecendentë!
1,075 shqiptarë kaluan me varka të vogla vetëm brenda 6 javëve, nga qershori në korrik.
Pritet që mbërritja e anijeve të vogla të thyejë rekordin e kalimeve klandestine të vitit 2021.
Sapo mbërrijnë atje, shqiptarët pohojnë se janë trafikuar ose shfrytëzuar.
Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin tejkalon numrin e atyre që riatdhesohen.
Kështu vijon mpakja e popullsisë, veçanërisht në veriun e vendit tonë, që është goditur nga varfëria ekstreme.
Daily Mail thotë një të vërtetë të pamohueshme.
Ai që duhet të largohet natën me gomone, është Rama!