Tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme, mbas rastit të Vaut Dejës, ku humbi jetën një fëmijë 14 vjeçar, në Vlorë tjetër aksident njerëzor i ka marrë jetën një 40 vjeçari.
Ai ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa po punohet për identifikimin e personit që ndërroi jetë.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.