Nuk i kanë shpëtuar pasojave të pandemisë dhe luftës as SHBA-të, ku çmimet e ushqimeve janë rritur në masën 9.1%.
Kjo është rritja më e madhe e inflacionit në SHBA në 40 vitet e fundit.
Në Nju Jork, Çikago dhe të tjera metropole është gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981.
Pati një frenim në qershor, por çmimet e ushqimeve në SHBA janë ende 9,1 përqind më të larta se një vit më parë.
Kjo është rritja më e madhe që nga viti 1981 e deri më sot dhe niveli më i lartë në 40 vitet e fundit.
Inflacioni i lartë është pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe të biznesit të shkaktuar nga vendosja e masave kundër pandemisë.
Shto këtu edhe efektet e luftës në Evropë, që nuk lë pa ndikim edhe përtej Atlantikut.