Kështu njofton Kryeministri Edi Rama, në një postim nga “Facebook” i tij.
Turizmin e Jonit do ta ngremë në një nivel tjetër, shprehet ai dhe tuneli i Llogarasë do lehtësojë ndjeshëm trafikun.
Ja postimi i plotë i tij:
📍Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5⭐️ që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë👷♀️👷🏼🚜
Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh🚧