Moti sot parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën bregdetare dhe alternime vranësirash, të cilat mund të gjenerojnë reshje të dobëta në pjesën tjetër të vendit deri në mesditë.
Pasdite parashikohen reshje shiu të izoluara në formë pikash përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim 1-10 m/sek.