NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    9 hours ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    2 days ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Enveri Bytyci/ Presidenti Begaj dhe Kosova ATDHE…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!
Të tjera
“Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
Kryesore Politikë
SHBA dhe Irani kanë arritur zyrtarisht marrëveshje paqeje dhe nënshkrimi zyrtar do të bëhet më 19 qershor në Zvicër.
Bota Kryesore
Deputetja deklarohet e pavarur/ Av. Paulin Paplekaj: Skenar i Edi Ramës. Mos i besoni !
Të tjera
Basir Çollaku/ 500 milionë euro?! Darka e fundit/ Paratë në o-Aman ?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Enveri Bytyci/ Presidenti Begaj dhe Kosova ATDHE…

Neutrale
Last updated: 2022/08/16 at 9:27 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

– Zoti president, edhe njëherë, mirë se erdhe në atdheun tuaj, në Kosovë!, – E uroi mikpritësja dhe homologia e vet në karrigen përballë. Ishin vetëm ata të dy. Të tjerët bashkë me mediet dolën jashtë, sepse takimi do të vazhdonte tet a tet.

Por presidenti u gjend i befasuar. Nuk e kishte menduar përgjigjen. Çfarë të thoshte? Se ishte në atdheun e tij, apo si? Ndaj u mjaftua me një fjalë të vetme: – Faleminderit. Ndërkaq mikpritsja e vazhdoi bisedën:

– Ky atdheu yt dhe imi, zoti president, rrezikohet çdo ditë nga Serbia dhe presidenti i saj. Ne jemi një vend i vogël dhe shtet i ri, me vetëm rreth 15 vite shtetësi. E Shqipëria është atdheu ynë amë. Ajo është shtet prej 110 vitesh. Ka ushtri e përvojë, ka qëndrueshmëri. Prandaj ne mëndojmë se duhet të bëjmë diçka së bashku për ta përballuar rrezikun serb.

Presidenti u vu në mendime dhe i vinte si në mjergull porosia e Padishahut! Kujdes! Presidentja mund të të provokojë. Prandaj përgatitu dhe mati fjalët në përgjigjet që do t’i japësh. E kapërdiu pështymën gati të tharë në grykë e tha:

– Ne këtu jemi. Ne e mbështesim kërkesën tuaj për t’u pranuar në NATO. Dhe për çdo gjë jemi të gatshëm të bisedojmë. Por nuk shohim se Kosova rrezikohet nga dikush! – Ishte kjo përgjigje standarde e rekomanduar dhe e kuruar që në Tiranë. Atje dikush kishte informuar se presidentja e Kosovës mund të kërkojë nënshkrimin e një Traktati për Mbrojtje të Përbashkët të Shqipërisë dhe të Kosovës! Po kundër kujt do të luftonin në këtë rast ato të dyja? Kundër Serbisë! Nuk ka asnjë vend tjetër që e kërcënon Kosovën, veç Serbisë!

Ndërsa për Padishahun Serbia ishte dhe mbetet faktor stabiliteti, paqeje, bashkëpunimi, integrimi, e ripushtimi për hapësirën shqiptare në Ballkan! Ajo është “mike” e çmuar e Shqipërisë! Na sjell turistë e turiste të bukura! Nuk ka kuptim të bëhet një aleancë ushtarake midis të dy vendeve kundër këtij shteti që me zogjkat e tij na zbukuron bregdetin!

Megjithatë presidentja u detyrua ta shtrojë drejtpërdrejt kërkesën e saj: – Ne duam një Traktat Bashkëpunimi Ushtarak me Shqipërinë, me qëllim që të veprojmë të dy shtetet së bashku nëse njëri prej tyre sulmohet nga një vend i tretë – Pasoi heshtja! E më pas përgjigja e thatë e pa kuptim:

– Ju thashë se ne jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka me ju! Ne ju mbështesim të jeni anëtarë të NATO-s! Eshtë një temë, e cila përfshin të gjitha pushtetet, ekzekutivin dhe legjislativin. Prandaj dhe duhet pjekur.

Njerëzit e Padishahut i kishin thënë presidentit se nuk duhej të premtonte asgjë, sepse “nervozohet Europa”! “Na zemërohet NATO”! Se një traktat i tillë ishte “thirrje për luftë”! Se “ne do të dëshmonim se jemi luftënxitës”! Çfarë nuk i përshpëritën në vesh presidentit para se të nisej për në Prishtinë, me qëllim që t’ia thyejnë veshin e mendjen bashkë, për të mos e dëgjuar dhe mirëmenduar kërkesën e zonjës presidente. Telefonata pa fund. Edhe gjatë rrugës edhe pasi mbërriti atje. I kërciste telefoni gjithashtu gjatë ceremonive pritëse e bisedimeve!
Dhe kur presidentja këmbnguli në takimin tet a tet, se cili ishte mendimi personal i homologut të saj, ai u përgigj me shumë sinqeritet: – Nuk kam asnjë mendim!

Dhe me kaq u mbyll vizita e presidentit në Kosovë. Të tjerat janë “më rrove, të rrova, brisku i berberit”, më falni, i Padishahut!

Neutrale August 16, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!
7 hours ago
“Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
9 hours ago
SHBA dhe Irani kanë arritur zyrtarisht marrëveshje paqeje dhe nënshkrimi zyrtar do të bëhet më 19 qershor në Zvicër.
10 hours ago
Deputetja deklarohet e pavarur/ Av. Paulin Paplekaj: Skenar i Edi Ramës. Mos i besoni !
10 hours ago
Basir Çollaku/ 500 milionë euro?! Darka e fundit/ Paratë në o-Aman ?!
1 day ago

Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!

“Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!

SHBA dhe Irani kanë arritur zyrtarisht marrëveshje paqeje dhe nënshkrimi zyrtar do të bëhet më 19 qershor në Zvicër.

Deputetja deklarohet e pavarur/ Av. Paulin Paplekaj: Skenar i Edi Ramës. Mos i besoni !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?