U plagos mbrëmjen e djeshme së bashku me gruan, bashkëshorti ndërron jetë në spital.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.
Begzan Hysa, 60 vjeç edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.
Hysa po ecte me bashkëshorten e tij Valentina Hysa, ku një makinë e drejtuar nga Elinta Garo 27-vjeç i përplasi. Po ashtu makina që drejtohej nga 27-vjeçarja përplasi një tjetër këmbësor A.T.
Garo është e ndaluar nga policia dhe tashmë rrethanat e saj rëndohen më tepër me humbjen e jetës së njërit prej të aksidentuarve.