Komuniteti Shqiptar i Selanikut, ka përkujtuar dje, më 14 gusht, 89 vjetorin e vrasjes së ideologut të pavarësisë kombëtare, Hasan Prishtina.
Prishtina, një burrë i madh i kombit shqiptar u vra më 14 gusht 1933 në Selanik, në rrethana të dyshimta dhe të pasqaruara plotësisht.
Kryetari i shoqatës “Komuniteti Shqiptar i Selanikut”, Prof.Luan Zyka, shprehet se:
Përkujtimi i veprës së Hasan Prishtinës dhe pasqyrimi i veprimtarisë së tij në Selanik, përbën një nga angazhimet e Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Dje janë kryer homazhe nga drejtues të kësaj shoqate dhe vendosur buqeta lulesh, pikërisht të vendi ku vigani i kombit ra.