Çmimi i naftës ka arritur në nivelin më të ulët që pas nisjes së sumit Rus mbi Ukrainë.
Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent, në një nivel prej 92,78 dollarësh. Ky është niveli më i ulët që përpara se Vladimir Putin të urdhëronte fillimin e pushtimit rus në Ukrainë.
Rënia e madhe e çmimit të naftës këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.