Në Lezhë me Komisionin Parlamentar të Partisë Demokratike për Reformën Administrativo-Territoriale, të pranishem specialistë, ekspertë, qytetarë dhe grupe interesi.
-Reforma teritoriale e njëanëshme e shumicës viti 2014 PS -LSI, ka dështuar plotësisht, bashkitë kanë filluar falimentin.
-A ka nevojë Lezha për rikonceptim të territoreve për një ndarje të re, apo për përmirësim te ligjit Për Pushtetin Vendor?
Ky ishte thelbi i debatit, diskutimeve të shumta në atë takim. Kishte një projektpropozim nga komisioni, Qarku Lezhë të bëhet me gjashtë bashki nga tre që janë sot. U kërkua që propozimet të bëhen të shoqëruara me argumente bindëse që rindarja të sjellë shërbim më të mirë ndaj qytetarit, të sjellë zhvillim më të madh të bashkive të rikonceptuara aq më teper kur vërehet dëshira e PS që të mos rrisë numrin e bashkive. Reforma duhet të sigurojë autonominë nga pushteti qendror, të mbrojë kompetenca vendore nga pushteti qendror, u tha në këtë takim.
-Padrejtësia historike e sistemit komunist për copëtimin e Mirdites dhe rishikimi i kësaj ndarjeje, ishte njëra nga temat më të nxehta të takimit. Krahina e Lures, Baz-Ulëza, Ungrej, Vig-Mnela, Lufi, Gjegjani etjerë janë zona që edhe se kanë kaluar 75 vite, mund të ketë vullnet akoma për tu bashkuar me Mirditen. Por, sikurse jemi në dijeni që të ndodhë kjo është pengesë ligji për REFERENDUMET. Referendumet vendore, si mjet i qytetarëve për realizimin e demokracisë vendore, do jenë një prej cështjeve themelore që u dakortësuam që do të prezantohen nga Komisioni Reformës.
-U theksua që në ndërhyrjen ligjore të synohej decentralizim i pushtetit të kryetarit të bashkisë. Kjo duhet të realizohet nëpërmes perfaqësimit në këshillin bashkiak nga çdo njësi vendore apo zonë e madhe, ndoshta perse jo të mos kemi një këshill të pleqësisë, i zgjedhur me votë direkte njëkohësisht me kryetarin e bashkisë, kjo e shoqëruar me rritje kopetencave të asaj pleqësie. -Decentralizimi fiskal dhe aftësimi financiar i bashkive, u vëndos, që në projektin e PD duhet të jenë parësore.
-Projekti i ndarjes së Bashkisë Lezhë, ishte fokusi kryesor i diskutimit tim. Janë të mundshme tre opsione, opsioni i katërt ishte nga komisioni:
1. Bashkia Lezhë të qëndrojë unike ashtu sikurse është tani, janë shumë arsye natyrore, gjeografike, zhvillimore që anojnë nga ky model i sotshem. Kur kjo bashki e madhe nuk ka arritur ta konceptojë dhe ta mbështesë rigjallërimin e Lumit Drin për ta kthyer atë në një mushkëri për qytetin, për floren dhe faunen dhe për turizmin lumor, për ta ndryshuar lumin e kthyer tashmë në një kanal kryesor të ndotur vatër infeksioni për qytetarët dhe vizitorët e shumtë, si mundet ta bëjë ketë një bashki e copëzuar në tre bashki apo më shumë? Aquiferi Bregut Mates furnizon me ujë të pijshem qytetet Lezhë dhe Shengjin, Nj.V.Balldre por edhe Kolsh e Kallmet, ky do të ishte një problem që do të ketë konflikt në se nuk parashikohet më parë zgjidhja, po kështu sistemet e kullimit me ngritje mekanike për mbi 30% të sipërfaqes aktuale të bashkisë, problemet e kripëzimit të ujit të pijshëm, grykderdhjeve të lumenjëve Mat dhe Drin, lagunave Kune, Vain dhe aq më tepër liqeni i kënalles i kthyer në një moçal që shperthen në oborret e qytetarëve të Shëngjinit sa herë ka permbytje ne fushën e Balldre – Torovices, etjerë si këto që duhet dhënë zgjidhje gjatë ketij procesi të ndarjes.
2. Bashkia Lezhë ndahet në bashki rurale dhe urbane, si më poshtë: Bashkia Urbane Lezhë – Shëngjin, Bashkitë rurale Bregu Matës, Zadrima dhe Ungreji. Kjo ndarje do ti paraprinte bashkimit të bashkisë Zadrima edhe me pjesën Zadrima që aktualisht i perket bashkisë Vau Dejës dhe nga ana tjetër bashkimit të Bashkisë Ungrej me Vig-Mnelën e Shkodres por edhe të Kaçinarit të Mirdites. Kjo ndarje do të krijonte modele zhvillimore, taksimi dhe sherbimi më të mirë dhe më të drejtë sesa bashkia unike aktuale me këtë ligj për Pushtetin Vendor.
3.Lezhë-Kolsh-Zejme-Shenkoll një bashki dhe një bashki e dytë Shëngjin -Balldre -Dajç-Kallmet -Blinisht -Ungrej. Kjo do të krijonte dy bashki urbane dhe rurale të forta të mundshme të kenë bilanc pozitiv dhe që njëkohësisht problemet natyrore të nderthurura aktualisht do tu jepej zgjidhje më e kollajshme.
4.Projekti Bregu Mates, Lezhë -Shëngjin dhe Zadrima, pra ndarja me tre bashki, në dukje është një projekt i mirë, por është e sigurtë që ky projekt do të ketë më shumë probleme dhe konflikte sesa ndarjet e tjera, për shkaqe të permendura më lart.
-Komisioni parlamentar është i hapur për çdo propozim dhe projekt të mundshëm të reformës territorjale, gjatë muajit Shtator do të ketë prezantim në publik të projektit për konsultime të mëtejëshme në shërbim të një drafti final i cili do të jetë në duart e mazhorances socialiste për ta pranuar ose jo. Skepticizmi që nuk do ta pranojë ketë projekt kjo mazhorancë ekziston, normalisht nuk kanë arsye të prishin një ndarje teritoriale PS-LSI e vitit 2014 e bërë për të dëmtuar të djathten, për të fituar me mekanizma ashtu sikurse ka ndodhur dhe po ndodh edhe sot, por mbështetja e institucioneve nderkombëtare dhe aleatëve do të jetë një presion i madh ndaj mazhorances, le të shpresojmë.
-Së fundmi, unë jam i bindur se kam bërë më të miren e mundshme që mora pjesë dhe percolla mendimet e mia, i falenderoj të gjithë ata që moren pjesë kryesisht mbështetësit e foltores, sepse kjo pjesëmarrje do të ketë një sukses qoftë edhe i vogel në favor të opozitarizmit, në fund të fundit opozita do të ketë një projekt mbi tavolinë, ky është shqetësim shumë i madh për mazhorancen!
Ing.Pashk Ndoci/ Për reformën territoriale në Qarkun Lezhë

Leave a comment Leave a comment