Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme, në Komunën e Parisit, në një rrugë dytësore.
Mësohet se pati disa të plagosur dve mes tyre një çift në gjendje më të rëndë.
Ngjarja ndodhi kur një makinë tip ‘Pezho’ përplasi disa persona, por më rëndë çiftin Begzan e Valentina Hysa të cilët po kalonin në rrugë.
Pas aksidentit, makina u largua nga vendngjarja, ndërsa mësohet se pak çaste më vonë drejtuesja e autoveturës është vënë në pranga.
Të plagosurit Hysa janë dërguar në spital, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje për të sqaruar dinamikën e aksidentit.