Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo.
Dhamo, i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kristaq Dhamo – lindi më 20 Prill 1933 në Fier, Shqipëri.
Kreu studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari.
Fillon të punojë në Kino-Studion “Shqipëria e Re”, ku realizohet edhe filmi i parë shqiptar “Tana” më 1958.
Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio.
Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.
Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.