Aksidenti me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Kuçovë-Dimal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në fshatin Meteor.
Shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Informacion paraprak
“Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”

