Radhë të gjata janë krijuar mesditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.
Janë qindra automjete që futen nga Greqia për në Shqipëri.
Kolona e makinave nuk ka të ndarë nga Dogana Greke drejt asaj shqiptare.
Mesi i gushtit përkon me pushimet në pjesën dërrmuese të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj.
Mësohet se pala greke punon me dy sportele, por me të njëjtin ritëm dhe numër sporteleve punohet edhe nga autoritetet shqiptare.






