Policia greke ka arrestuar këngëtarin dhe tekstshkruesin Vassilis Gorgolitsa 33 vjeç.
Nën efektin e drogës ai futi makinën në parkingun e Gjykatës së Apelit, ndërsa në automjet iu gjetën 1 milionë e 200 mijë euro ndërsa 300 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpinë e tij, shkruan protothema.gr.
Gjatë kontrollit në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine rreth 200 gramë, rreth gjysmë kilogram kanabis të përpunuar, pilula xtc dhe mdma.
Këngëtari, ndoshta nën efektin e narkotikëve, është paraqitur vullnetarisht pranë policisë për t’u dorëzuar.
Ai nuk ka qenë i qartë në shpjegime për oficerët e Prokurorisë së Narkotikëve që trajtojnë rastin lidhur me drogën dhe sasinë e parave, por sipas mediave greke me fraza të pakuptueshme, ka thënë se “më ka dërguar Zoti” dhe nga ana tjetër se “kam bërë shumë gjëra dhe kam ardhur të dorëzohem”.
Policia po heton origjinën e parave, pasi sasia e madhe që mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli, krijon dyshime të forta se 33-vjeçari mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti droge që tregtonte kokainë, kanabis dhe pilula halucinogjene në baret e e Athinës, Santorinit dhe Mykonos.