Identifikohet djaloshi shqiptar, që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në Itali.
Aksidenti tragjik me katër viktima, mes tyre një 19-vjeçar shqiptar ndodhi rreth orës 2:00 pas mesnate duke u gdhirë e diel, në Treviso të Italisë.
19-vjeçari shqiptar që humbi jetën së bashku me tre shokët e tij të huaj, është identifikuar.
Ai është Xhuliano Këlliçi.
Edhe tre viktimat e tjera janë bashkëmoshatarë dhe të identifikuar si Daniel De Re, 18 vjeç, Daniel Ortolanv, 19 vjeç dhe Marco Da Re, 19 vjeç.
Ata ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Polo” kur shoferi humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga. Përplasja ishte shumë e fortë dhe rezultoi fatale për katër të rinjtë.