Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, 37 vjeçare, tërhoqi vëmendjen edhe një herë me stilin dhe paraqitjen e saj në festivalin Flow në Helsinki.
Shefja e ekzekutivit finlandez ishte e veshur me një fustan paksa mbi gju, i zbukuruar me temina dhe i lidhur në bel me një rrip të ngushtë lëkure.
Look-u u shoqërua me çizme të zeza, një çantë të vogël zarf dhe syze dielli.
Sanna Marin e ka postuar vetë këtë foto në story-t e saj në Instagram.
Ajo është e shoqëruar me një mikeshë të sajën


