Me këtë lajm, ka uruar “Mirëmëngjes”, kryeministri Edi Rama, duke përcjellë edhe foto nga shkolla “Bashkim Fino”, e cila, simbas tij, do të pres 1100 nxënës në shtator.
Kujtojmë se Bashkim Fino ishte një politikan socialist, i cili ka qenë kryeministër i Shqipërisë në të ashtuquajturën “Qeveri e Pajtimit Kombëtar”.
Ai ndërroi jetë vitin e kaluar nga COVID-19.
Ja postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me shkollën e re “Bashkim Fino” në Tiranë, e cila hap dyert këtë shtator për 1100 nxënës, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏