Mëngjesi i sotëm ka nisur me radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.
Mësohet se kjo situatë është krijuar si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana e autoriteteve greke.
Fqinjët punojnë vetëm me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje. Ndërsa pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.
Fluksi i madh i mjeteve duket se do të vazhdojë duke u nisur nga fakti që muaji gusht konsiderohet muaji i pushimit absolut për shumicën e popullsisë.