Mijëra oficerë dhe 32 dronë janë angazhuar në një aksion kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në aksion janë përfshirë thuajse gjithë komisariatet e policisë në vend.
Policia ka organizuar një operacion kombëtar kundër kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar. Janë angazhuar 1560 efektivë policie të cilët kanë bërë të mundur asgjësimin e plot 4945 bimëve narkotike.
Bimët narkotike janë evidentuar me anë të mbikëqyrjes me dronët policorë ndërsa është dashur ndërhyrja e FNSH për asgjësimin e tyre, pasi ishin mbjellë në terrene mjaft të vështira.
Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Në kontrollin masiv të territorit janë përfshirë 1560 forca policore të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, të Policisë Kufitare dhe të reparteve të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër.
Gjatë kontrolleve janë përdorur edhe 32 dronë, për të kontrolluar territorin, nga ajri.