NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    4 days ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    5 days ago
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    2 weeks ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kriptomonedha Forex në Shqipëri, po përdorin numra të huaj masivisht. Policia: Është fitim kolosal
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Albana Vokshi: Edi Rama tradhton zyrtarisht interesin e Kosovës si shtet i pavarur.
Të tjera
Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!
Kryesore
Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit
Të tjera
Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta
Të tjera
Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kriptomonedha Forex në Shqipëri, po përdorin numra të huaj masivisht. Policia: Është fitim kolosal

Neutrale
Last updated: 2022/08/13 at 3:11 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

“Ne hymë në katin e parë të një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Dritaret ishin mbuluar me letër adeziv dhe nuk dukej asgjë brenda. Dyshohej se aty ushtrohej veprimtari e jashtëligjshme e brokerimit Forex”, – e nis rrëfimin e tij oficeri i krimit ekonomiko-financiar për Gazetasi.al lidhur me aksionin më të fundit në fushën e call centerave.

Ajo që ndodhi më pas ishte prangosja e administratorit, një 26-vjeçar me inicialet L. L. Por të gjitha punonjëset që hynë në zyrë gjatë orëve të shërbimit policor rezultoi se bënë lojë fjalësh me policinë duke mos pranuar që punonin në këtë call center.

Ekspertiza provoi të kundërtën. Në sallën ku u numëruan 19 kompjuterë u zbuluan sipas policisë që tregon fashikullin për Gazetën Si një serial numrash të huaj, të dyshuar që janë sjellë për t’u përdorur për këtë aktivitet.

Ky fenomen i përdorimit të numrave të huaj francezë, belgë, italianë dhe gjermanë u konfirmua në këtë aksion prej nga ku paraprakisht i thuhet Gazetës Si se “bisedat me interes për hetimin tregojnë ushtrim të kësaj veprimtarie si dhe shkëmbim të krriptomonedhave”.

Duke qëndruar në derë të biznesit ku ushtrohej aktiviteti policia numëroi qytetaret që hynë brenda midis orës 14:30 deri në 15:00 që dyshohet se ishin të punësuara për turnin e dytë.

Njëra prej tyre deklaron se kishte ardhur për të filluar punë. “Kam ardhur të takoj A. dhe S”. Por kur më pas mbërritën dy shtetaset që përmenden, njëra prej tyre pranon që ka filluar punë në subjekt por ka refuzuar të shpjegojë se çfarë pune bën konkretisht.

“Rreth orës 16:00 u paraqitën edhe shtetaset XH. dhe E., kjo e fundit mbante dhe një mace në dorë. U pyetën pse kanë ardhur në subjekt dhe njëra prej tyre dëshmon që ka ardhur të takojë motrën, mbasi ishte bërë merak sepse motra nuk i përgjigjej në telefon. Ndërsa tjetra se kishte një dhuratë, donte t’i jepte macen një shoqes së saj aty”, – shkruan në procesverbal Policia e Tiranës.

Burimet i thonë Gazetasi.al se janë vërejtur biseda të pafundme në aplikacionet WhatsApp dhe Skype ku shtetasve të huaj të disa shteteve ju kërkohej të investonin në fushën e Forex.

“Shumica e blloqeve dhe bisedave janë të zhvilluara në gjuhën spanjolle, – deklaron burimi i policisë për Gazetasi.al dhe në disa prej këtyre blloqeve shpjegohet edhe mënyra e komunikimit me klientët për t’i joshur për investimin në bursë”, – thuhet më tej.

Kisha një kotele

Por të gjitha vajzat që u gjetën aty bëhet me dije se kanë dhënë dëshmi ku shmangen nga përgjegjësia. Më interesantja ndër to është dëshmia e të resë që mbante një mace në dorë.

“E kisha lënë me shoqen time të pinim kafe në lokal S., mbasi kam këtë kotelen e vogël dhe do t’ia jepja I. Ajo punon pranë lokalit dhe meqë I. nuk vinte dot në lokal erdha unë tek puna e I. Kur u afrova te zyra bashkë me kotelen, dera ishte hapur. Shoqja ime punon në zyrë arkitekturore dhe ka filluar punë prej dy gushtit”, bëhet me dije se ka deklaruar e reja.

Bëj kafe

Në njërën nga bisedat e administruara nga policia del në pah edhe ankesa midis shefave që ankohen për vartësit. Sipas burimeve të Gazetasi.al një person me emrin Gerti kërkon llogari në grup: e kanë bërë si kafe, duan edhe rrogat, po prej teje do t’ia jap”. Më pas ky person shkruan: vetëm ti do marrësh rrogë dhe Martina një pjesë.

Policia tregon se fitimet në Forex janë disa milionëshe dhe se kur fusin klientë të mirë në grackë, punonjësit paguhet ne përqindje. Mund të themi se ka lagje në periferi të Tiranës ku janë ndërtuar vila nga ky aktivitet i paligjshëm, – hedh alibinë një burim i sigurt i Gazetës Si, sipas të cilit fitimi është përafërsisht si edhe trafiku i drogës.

“Ke dhe ti gjysmën e bonusit të asaj që bëre dje, – shkruhet në njërën nga këto komunikime që sipas verifikimeve të mëpasshme bëhet me dije se numri i përket një 30-vjeçari që u shpall në kërkim. Mes punonjëseve që është pyetur është edhe një vajzë e re që pranon se ishte në fazë trajnimi dhe se po mësonte spanjisht enkas për këtë aktivitet. Policia i thotë Gazetasi.al se brokerat janë të ndarë me departamente sipas gjuhëve, përkatësisht sipas vendeve ku edhe kryhen telefonatat nga Shqipëria. GazetaSi

TAGGED: Lajme
Neutrale August 13, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Albana Vokshi: Edi Rama tradhton zyrtarisht interesin e Kosovës si shtet i pavarur.
25 minutes ago
Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!
16 hours ago
Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit
23 hours ago
Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta
2 days ago
Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!
2 days ago

Albana Vokshi: Edi Rama tradhton zyrtarisht interesin e Kosovës si shtet i pavarur.

Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit

Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?