Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku është plagosur me armë zjarri një person.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Todi Shkurti, ndërsa i plagosuri është punonjës i IMT-së.
Ai është qëlluar në bark dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

