Temperaturat:
në zona malore 15 deri 29°C
në zona e ulëta 17 deri 35°C
në zona bregdetare 20 deri 33°C
Në hapësirën shqiptare edhe sot do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqendrueshme në mesditë.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje.
Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore, por me karakter lokal.