Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cetinjë (Kryeqyteti i vjetër) të Malit të Zi, ku 10 persona janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur, pas një konflikti në familje.
Autori i ngjarjes, një 34-vjeçar i identifikuar si Vuko Boriloviç pasi ka qëlluar në familje ka dalë në rrugë duke vrarë njerëz të rastësishëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa autori është ekzekutuar nga policia.
Mes viktimave raportohen edhe fëmijë ndërsa mes të plagosurve është dhe një polic.

