E reja është gjetur nga familjarët e saj në qytetin e Durrësit.
Dyshohet se vajza ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupet e hetimit po punojnë për zbardhjen e situatës.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

