Pas gati 8 orësh, njeriu i ngecur në një tunel në via Innocenzo XI në Romë u nxorr rreth orës 19:30 dhe iu dha ndihma mjekësore.
Ai dyshohet se ishte anëtar i një bande hajdutësh që po gërmonin një tunel për të grabitur një bankë aty pranë.
Nga shembja e një pjese të asfaltit ai ka ngecur brenda.
Kur burri u nxor në sipërfaqe ai u prit me duartrokitje nga të pranishmit e shumtë, që po ndiqnin operacionin e shpëtimit, që u zhvilluan në një thellësi prej gjashtë metra