Aksidenti i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas ose Peçaj siç njihet ndryshe dhe është fshati në kufirin Mallakastër -Tepelenë.
Raportohet se në aksident janë 8 persona të plagosur.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një ‘Mercedes Benx” me targa dhe një ‘Reno Clio”.
Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit.
Në vend ngjarje kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.
Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.