Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, në një status në “Facebook” i bën jehonë shkrimit të Haberturk.com, që e konsideron Shqipërinë si thesari pa viza.
Në këtë rrafsh, Kumbaro shkruan se 46 mijë turist turq e kanë vizituar vendin tonë ose 92% më shumë se viti i kaluar.
Ja postimi:
“Thesari pa viza: riviera Shqiptare”,
Ku lehtësia për të lëvizur mes dy vendeve dhe plazhet tona unike gjejnë promovim në një prej mediave më të mëdha turke përmes përshkrimit të bregdetit të Vlorës, Radhimës, Orikumit, Himarës, Palasës e deri në Sarandë e Ksamil 🇦🇱 🌊 ☀️
✅ Mbi 46 mijë turistë turq e kanë frekuentuar deri në fund të korrikut Shqipërinë, 92% më shumë se e njëjta periudhë në vitin e kaluar 🇦🇱🔝🤝🇹🇷