Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një takimi, në Durrës, me aktivistët e kësaj partie, tha se qyteti ndodhet në një gjendje që nuk e meriton.
Meta tha se do të realizojnë sëbashku një hapje dhe transformim të shpejtë, ndërsa e konsideroi opozitarizimin e tij një lëvizje tektonike të pandalshme.
“Do të realizojmë një transformim të shpejtë, është një lëvizje tektonike e pandalshme dhe triumfi i vlerave më të mira të kombit tonë të shqoërisë sonë është i pashmangshëm.
Janë të pashpresë të gjithë ata që kujtojnë se mundet të ndalin këtë ortek të jashtëzakonshëm për arsye se kanë vënë në rrezik të ardhmen e vendit për shkak të korrupsionit ku janë zhytur dhe për shkak të pengamarrjes në shërbim të qarqeve të ndryshme që kërkojnë të dominojnë vendin tonë përmes kësaj klike që ka uzurpuar të gjithë pushtetet që do t’i lërë shumë shpejt”, tha Meta