55 mijë shqiptarë i thanë lamtumirë tokës amë vetëm në vitin e fundit! Siguruan leje qëndrimi në BE.
Nuk pritën hapjen e negociatave e as hedhjen e satelitëve në hapësirë.
Duan punë e mirëqenie për fëmijët e s’ia kanë ngenë llogjeve propagandistike 24 orë në 24, me Edi Ramën që s’u shkitet nga televizori, facebook-u dhe instagrami.
Kjo shifër është më e lartë se vendet në luftë. Po edhe këtu ka luftë.
Luftë për mbijetesë, luftë për një rrogë, për një vend pune, luftë për një vend parkimi, për një legalizim banese, për një kapërcim radhe në spitale, luftë në rrugë midis bandave, luftë me zjarret, skafet dhe padrejtësitë e një shteti hajdut.
Kjo qeveri armike do shporret!
Vjeshta do të jetë stina e rikthimit të shpresës, e nga këtu do të nisë shpartallimi politik i bandës Rama! Qeveri non grata nga shqiptarët,
jo e kundërta!