NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
    1 day ago
    Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
    2 days ago
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: FLAMUR HOXHA/MELODIA FUNEBRE E RILINDJES
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
Të tjera
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
Kryesore
Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.
Të tjera
Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Aktualitet
Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

FLAMUR HOXHA/MELODIA FUNEBRE E RILINDJES

Neutrale
Last updated: 2022/08/11 at 7:04 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

E njëjta melodi funebër që nisi gati nje dekadë më parë me aleancën e qelbësirave për të sjellë në pushet Edi Ramën, “liderin global”  autorin e nxirjes së gjithçkaje e të gjithkujt, të vendosjes së bishtit edhe atyre që nuk kishin bisht, të krijimit të një fryme poshtërimi ndaj gjithkujt, të krijimit e shitjes në publik të një megamashtrimi me 300 mijë vende pune e plot gënjeshtra të tjera që shumëkush i ka harruar, të kanabizimit ekstrem të Shqipërisë, te caktimit te deputeteve të  inkriminuar në parlament, te kukullave të inkriminuara të bashkive pa garë, të cubave të parullës “bravo çuna” e të  ministrave të suksesit nëpër burgje, të kobecëve e skifterëve  në çdo drejtori të rilindjes, të pseudo sipërmarrësve foshnjore në kërkim të vjedhjes te qindra milionë eurove me bekimin e bankave në parajsa fiskale, te vjedhjes së çdo prone të shqiptareve, të tjetërsimit të titujve të pronësisë, te ligjerimi i padrejtësisë me kërbaç për të pamundurit, te retorika banale fyese, te akuza, fyerja e poshtrimi i çdokujt që mendon ndryshe kryeministrit, kjo është vija melodike e muzikës funebre për vendin tonë e të ardhmen e tij që ka kompozuar dirigjenti Edi Rama.

Dhe si çdo vit ne ndëshkohemi nga raportet ndërkombëtare të Amerikës e Europës biem poshtë e më poshtë në renditje, celim disa herë shampanjën e mashtrimit e  bisedimeve për antarsimin në BE.
Edi Rama deshtimin e shet sukses, kori i tij i madh u bën jehonë mashtrimeve si sukses, mediat e tij të gjitha muzikën funebre duan ta paraqesin si muzikë vallzimi sikur lulëzon Shqipëria rilindase…

E habitshme për çudi per te njëjtën melodi krimi e korrupsioni lartmadhnia dirigjent nuk pranon dështimin e tij dhe po me më shumë habi ndërkombëtarët në Shqipëri vetëm degjojnë në sfond me kufje në vesh  këtë  muzikë bajate që shurdhon shqiptarët të cilët vajtojnë në zi braktisjen e vendit.

Raporti i DASH prej vitesh vë alarmin se po cënohet demokracia, nuk zbatohen parimet demokratike në vend, nuk ka barazi në tendera publike me fonde qeveritare, PPP janë korruptive, linçohen edhe kompani amerikane, investimet e huaja jane larguar.
Raporti i DASH përmend “korrupsionin endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri”, “Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”
‘Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.”

Megjithë këto konstatime të rënda nga DASH, aftësia manipuluese e qeverisë rritet për ta shitur të fortë përkrahjen amerikane, ndërkohë që njerëzit në Shqipëri pyesin: Raportet e DASH  janë të Amerikës që zyrtarët lokale e shesin se çertifikon gjithë mëkatet e kësaj qeverie apo janë të ndonjë Amerike tjetër, të Amerikës që ka hartuar e publikuar për çdo vit këto raporte qortuese.

Kryeministri ynë u lodh ta shesë të zezën për të bardhë, u lodh të bindë të huajt se Shqipëria është një parajsë, por njerzit i ikin nga keqqeverisja dhe nderkohë të huajt nga larg e shohin dhe e thonë më mirë.

DASH thote ka korrupsion endemik, kryeministri thote nuk ka fare korrupsion. Nuk e dime kush genjen e kush mashtron, DASH apo kryeministri i Shqipërisë.

Ndërkohe në Shqipëri për këto probleme  serioze te klimës së biznesit vetëm pak persona guxojnë te flasin, me kufjet e muzikës rilindje në vesh janë  asfiksuar Dhomat e Tregtisë e  Shoqatat e Biznesit, askush nuk i pyet prej kohësh dhe heshtja e tyre vijon të  blihet me tenderat e favoret e radhës.

Sipas kryeministrit në vendin tonë pa sindikata duhet të vijë fuqi punëtore nga vendet e tjera, por në fakt nga vendi ynë po largohet  kushdo që është i aftë për punë, po ikën nga pasiguria totale e jetës, nga rrogat e ulta, nga tallja e arrogancës qeveritare.

Në këtë vend mungon vetem ligji qe kush nuk e sheh Shqipërinë zonjë buzë Adriatikut duhet të shpallet armik nga gjykatat e Edi Ramës.

TAGGED: Lajme
Neutrale August 11, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
5 hours ago
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
5 hours ago
Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.
9 hours ago
Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
10 hours ago
Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS
1 day ago

Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!

Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.

Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.

Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?