Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Suk të Roskovecit.
Një 14-vjeçar, ka qenë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lumin Seman, por nuk ka dalë më.
Bëhet me dije se djali shkonte për peshk në po të njëjtën zonë, mirëpo askush nuk e ka vënë re, por në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit.
Banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila është vënë në lëvizje për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sendet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lum për tu larë.