Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dajç të Shkodrës, ku humbi jetën një 10-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i mituri është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga xhaxhai i tij dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve.
Xhaxhai i të miturit është shoqëruar në komisariat, teksa ka dalë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.